Deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës që të ketë provime më të lehta për rekrutimin e policëve të rinj.
Berisha gjatë seancës që u mbajt në Kuvend, theksoi se këta “djem dhe vajza po konkurrojnë për policë të Kosovës dhe jo Akademi të Shkencave”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Shqetësim tjetër janë testet për rekrutim të policëve të rinj. Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse në teste kërkohet një nivel i lartë intelektual për të kaluar ato teste. Këta djem dhe vajza po konkurrojnë për policë të Kosovës dhe jo Akademi të Shkencave. Duhet të shikohet pse po bëhet në këtë formë kjo punë”, është shprehur Berisha.
Ai tha se këtë masë të vendosur kundër COVID-19, nuk po respektohet nga askush.
“Kërkojë me u heq ora policore. Kjo orë policore nuk po e ndihmon zhdukjen e pandemisë, nuk po e mendon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat nuk po i respekton askush dhe për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë publike. Të gjitha vendet në botë i kanë heq këto masa dhe duhet edhe ne që të shkojmë nga ato”, deklaroi Berisha.
Ai kritikoi edhe kontrollet e shpeshta të policisë në rrugët e Kosovës.
“Nuk ka nevojë në emër të masave kundër pandemisë policia të dal gjithë ditën dhe të kontrollojë njerëz për armë pa leje. Kërkojë që këto të hiqen sepse nuk ka kuptim”, ka thënë ai./Botapress.info/