DEKLARATË
Veteranët e UÇK-së nga Peja, Deçani, Gjakova dhe Istogu kanë thënë se durimit tonë po i vie fundi,dhe se duhet të lirohet komandant Ramush Haradinajn
1.Çdo vendim për Komandantin Ramush Haradinaj, përpos lirimit të tij të pa kusht, është i padrejtë dhe i papranueshëm për ne. Që nga ndalimi i tij në Francë, ne jemi vënë në gjendje gatishmërie. Ne ftojmë të gjithë faktorët vendimmarrës, që të mos provokojnë destabilizim dhe të mos e nënvlerësojnë fuqinë dhe aftësinë tonë për të menaxhuar çdo situatë me të cilën mund të përballemi. Durimit po i vie fundi.
2.Konsiderojmë se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel, në situatën në të cilën gjendemi, është gabimi më i madh që qeveria jonë e ka bërë prej pasluftës dhe është fyerja e radhës për Kosovën dhe popullin e saj.
3.Matja e territorit, është një mashtrim i radhës që po e bën Qeveria e Kosovës, për të mbuluar turpin e vet dhe për të legjitimuar demarkacionin me Malin e Zi në versionin aktual. Asnjë mekanizëm që do e legjitimojë dhënien e një pjese të territorit të Kosovës, që veçse është i cunguar, nuk do të pranohet dhe nuk do të lejohet që të gjej zbatim praktik. Të gjithë protagonistët e tentativës për faljen e territorit të Kosovës, do ta bartin vulën e tradhtisë brez pas brezi.
Pejë 24.01.2017
Kjo deklaratë është miratuar në mbledhjen e përbashkët të Degeve te OVL UÇK Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Istog
OVL të UÇK-së Pejë – Gazmend Syla
OVL të UÇK-së Deçan – Abdyl Mushkolaj
OVL të UÇK-së Gjakovë – Sadri Hoxha
OVL të UÇK-së Istog – Bekë Berisha