[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kërcënojnë studentët: Ekspozitën do ta mbajmë, ata që na ndalojnë nuk janë shqiptarë!



Kryetari i Organizatës Demokracia Studentore z.Mexhid Ramusa thotë ne studentët do ta mbajmë ekspoziten dhe ai që tenton të na ndalon nuk ka gjak të shqiptarit

Kryeministri Isa Mustafa, ka lejuar pelegrinët serb që të mbajnë liturgji në Kishën Ortodokse e cila gjindet në kampusin e Universitetit të Prishtinës e vendosur me dhunë nga kasapi i ballkanit ”Sllobodan Milloshoviq” pikërisht në pervjetorin e 18 të masakrave te Reçakut. Ne si student, por edhe shoqëria në përgjithesi ndiejm keqardhje të thellë dhe dhimbshmëri per udhëheqësinë e shtetit tonë, që po i vihen në mbrojtje të kësaj kishe e cila nga Serbët ka epitetin Djep i Serbisë. E keqja e gjithë kësaj është edhe rreshtimi i forcave policore duke mos na lejuar ti shfaqim pakenaqësitë që na preukopojnë neve studentëve, nuk jemi armiq të shtetit tonë andaj domosdoshmërisht duhet lejuar ekspozita për t’ia rikujtuar Serbisë gjenocidin e bërë. Me vendosjen  e muzeut ne këtë Kishë, ne dëshmojmë dhe njëherë se jemi shtet demokratik dhe të edukuar. Kërkojmë nga ju Kryeministër që të na lejohet ekspozita, por nëse nuk na lejoni ne do të ndermarim hapa të tjerë dhe do ta realizojmë këtë ekspozitë. Keshtu kane bere te ditur Kryetari i Organizatës Demokracia Studentore z.Mexhid Ramusa para medieve