[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Kërcënohet Zafir Berisha



 

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është kërcënuar. Rasti po hetohet nga Policia.

Lajmin për kërcënimin e Berishës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media. “Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB’së.

Ndërkohë, MPB ka demantuar lajmin që u raportua në media se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram.