[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Keqpërdorin emrat e prokurorëve, arrestohen babë e bir në Prizren



Babë e bir janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kishin falsifikuar aktgjykime e dokumente të tjera zyrtare, dhe këtë e kishin bërë duke keqpërdorur emrat e dy prokurorëve dhe një gjyqtari, të gjithë nga Prizreni.

Tri dosje, ku përfshihen aktgjykime, certifikata pronësie e fletëpagesa i ishin dërguar Drejtorisë së Kadastrit në Prizren, për t’u njohur bartja e pronësisë tre personave, që të gjithë zyrtarë të lartë në Prokurori e Gjykata, raporton KTV.

Policia, gjatë bastisjes në dy lokacione lidhur me këtë rast, ka konfiskuar edhe një pushkë automatike dhe dokumente të ndryshme, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.