Këngëtarja shqiptare, Orinda Huta dhe prezantuesi i njohur, Turjan Hyska, janë bërë prindër për herë të parë të enjten e 15 korrikut.
Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Atara. Lajmi u bë i ditur nga vet dyshja përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se Orinda dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.
Turi ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” një fotografi me vajzën në krah pas lindjes, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani”./Botapress/