[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këngëtarja përfaqësuese e Gjermanisë në Eurovizion, bën simbolin e shqiponjës (Video)



Levina është këngëtarja që do të përfaqësoj Gjermaninë në Festivalin Europian të kënges.

 

 

Në shqipëri e sjell turi për promivimin e kënges pjesmarrëse në Eurovizion 2017 me titull “Perfect Life”. Me një vokal të shkëlqyer Isabella Lueen e njohur me emrin e artit Levina kërkon nga shqiptarët t’i besojnë votën në natën finale të 13 Majit.

Levina: Jam shume e emocionuar. Është hera ime e parë në Shqipëri. Për shkak të eurovizonit menduam se do te ishte mirë që të vizitonim disa shtete të Europës pjesëmarrëse në Eurovizon sidomos në ato vende ku unë nuk kam qënë.

Mesazhi që kënga përcjell është pozitiv dhe inkurajues.

Levina: Kenga titullohet ‘perfetkt life’ por flet per jeten qe ansnjëherë nuk është e përsosur. Nuk ka jetë perfekte pa probleme dhe nga të gjitha gabimet që ti bën apo eksperiencat negative ti mëson. Mesazhi është meocionues dhe pozitiv edhe nëse gjërat shkojnë gabim, vazhdoni përpara.. luftoni.

Edhe pse me një këngë të fuqishme pritshmërite e 25 vjeçares për Eurovizionin janë modeste

Levina: Jam shume emocinuar per performancen pasi do të këndoj në një skenë të madhe në prani të shumë njerëzve dhe kjo është një mundësi dhe nder i madh, do të doja të isha pjese e listës së10 këngëve më të mira.

 

Ajo është njohur edhe me këngën që vendi ynë përfaqësohet në Eurovizion të cilën e vlerëson pozitivisht.

Levina:Une mendoj se është një këngë e fuqishme dhe zëri i Lindës është i shkëlqyer, është interesante pasi ajo është një vajzë trupvogël por me zë të fuqishëm. Të gjitha janë në favor të saj për të zënë një vend të mirë në listë.

Këtë vit vendi pritës i festivalit Europian të Këngës do të jetë Ukraina. Dy netët gjysmë finale do të zhvillohen në datat 9 dhe 11 maj, ndërsa nata e madhe finale më 13 Maj. /Oranews