[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këngët fetare: Sa janë të ngjashme këngët islame me ato ortodokse e katolike (Video)



 

Kulturat fetare, sa thuhet se janë të ndryshme, ato ngjasojnë shumë. E, me videot që gazetametro.net ka zgjedhur t’ua transmetojë, shihen ngjashmëritë e këngëve fetare islame, katolike e ortodokse.

 

 

Siç mund ta dëgjoni, dërvishët kanë rituale të këndimit të këngëve kur mblidhen shumë besimtarë. Ata, një zëri ia thonë këngës. Po njëjtë ndodh edhe me sektet e tjera islame.Kënga më poshtë quhet Kyrie Eleison, që për ata që se dinë mund të mendojnë se është një ilahi islamike që këndohet në gjuhë arabe. Por në fakt, është këngë orthodokse e kënduar nga arabët e Libanit dhe Egjiptit.

 

Krishterët kanë ngjajshmëri në mes vete. Por, të tillë ngjashmëri ortodoksët kanë edhe më këngët islame. Bile, siç thuhet, islami e ka marrë traditën e këtyre këngëve pikërisht nga ortodoksizmi, që daton diku 6 shekuj më herët se Kur’ani.

Siç edhe dihet historikisht, të tri besimet dhe kulturat e tyre vendin e lindjes e kanë, për të mos thënë të njëjtë, e kanë të afërt. Burojnë nga Lindja e Mesme, dhe si e tillë, ato ngjasojnë saqë shpesh mund të mos dallohen.

 

Më poshtë, është edhe versioni grek i këngëve fetare ortodokse, nga ku besohet se janë marrë kulturat tjera.