• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Këmbët mbi tavolinë, kështu i priste “mysafirët” në zyrë ish-shefi i marketingut në RTK

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Arian Sahiti, më 31 mars 2022, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Departamentit të Marketingut në Radio Televizionin e Kosovës.

Mungesa e strategjisë, komunikimi, përformanca dhe bashkëpunimi i dobët me auditorin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe auditorin e jashtëm, u bënë të ditura të jenë disa nga arsyet e lirimit nga detyra të Sahitit, me vendim të bordit të RTK-së.

Por, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Gazeta ka siguruar “pamje tronditëse” që tregojnë se si sillej dhe si priteshin me shpërfillje palët në zyrën e Sahitit.

 

Në këto pamje shihet se ish-udhëheqësi i Marketingut në RTK, që deri në shkarkimin e tij merrte pagë bruto 1,474 Euro, duke qëndruar në zyrë me këmbë mbi tavolinën e punës dhe duke biseduar në telefon, ndërkohë që palët qëndronin pranë tij duke e pritur në zyrë.

Marketingu është e hyra e dytë më e rëndësishme në RTK, ndërkohë që ka dyshime se si Arian Sahiti u avancua si udhëheqësi i këtij departamenti në mënyrë të shpejtë. Nga një pozitë e thjeshtë që e kishte marrë në fillim ai në RTK – më 1 janar 2005 – si organizator në studio me pagë 388 euro, pastaj ka kaluar në producent i emisionit në vitin 2012, tutje në vitin 2013 është avancuar si redaktor planifikues, ndërsa në vitin 2014 është bërë udhëheqës i marketingut me pagën 1,474.20 euro. Deri në shkarkimin e tij para disa javësh, pasi i njëjti nuk i kishte prezantuar bordit të RTK-së as strategjinë e marketingut për vitin 2022.

Mësohet se Arian Sahiti ka lidhje familjare me Abelard Tahirin, aktualisht shef i grupit parlamentar të PDK-së, dikur ish-Ministër i Drejtësisë. /Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

E rëndë: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Kosovë

Hysni Gucati s’ishte në ceremoninë e varrimit të babait, ndodhet në Hagë

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Kosovë

Nesër rrini në shtëpi, nuk i dihet motit të pranverës!

nga Bota Press
28 Maj, 2022
Lajme

Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Beniada

nga Bota Press
28 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • E rëndë: Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike
  • Hysni Gucati s’ishte në ceremoninë e varrimit të babait, ndodhet në Hagë
  • Nesër rrini në shtëpi, nuk i dihet motit të pranverës!
  • Vdekja e ish-presidentit Bujar Nishani, reagon Beniada
  • Veterani e invalidi i LDB, 101 vjeçari Haxhi Beqë Syla i Gjakovës, e përshendeti “Takimin e Madh të Prishtinës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.