Kelmendi: Nëse prokurori i Haxhiut dorëzohet, duhet të ikim nga ky vend

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar kërkesën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj prokurorit, Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Kelmendi ka thënë se nëse prokurori dorëzohet duhet të ikim nga vendi.

“Çka ndodh nëse një ministër në proces gjyqësor i thotë një prokurori dorëzohu dhe ai vërtet dorëzohet?Duhet marrë valixhet dhe ikur nga ai vend”, ka shkruar ai në Facebook.

“E kemi për borxh ta ruajmë këtë vend. Duke e ruajtur demokracinë!”, ka thënë Kelmendi.

Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dënuar gjuhën që e kanë konsideruar me përmbajtje kërcënuese të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur të premten në seancën gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

KPK-ja i ka bërë thirrjes Haxhiu të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial.

KPK-ja i bënë thirrje Ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimi.

ngjashme