Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po i vret familjet kosovare me Projektkodin Civil, i cili lejon martesat mes gjinive të njëjta.
Ai tha se nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj.
“Martesat brenda të njejtës gjini janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore. Këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-Kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen”, ka shkruar ai.