[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kelmendi: Brukseli duhet t’ua bllokojë udhëtimin deputetëve, qeveritarëve e gjyqtarëve



Gazetari Adriatik Kelmendi, në një postim të tij në Facebook shkruan se Brukseli duhet të bllokojë lëvizjen e lirë në BE të 300-400 individëve, mos puna e të cilëve ka bllokuar liberalizimin e vizave. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Jam i shokuar dhe i pikëlluar nga fakti që dy individëve të dalluar të shoqërisë në Kosovë, Eroll Bilibanit dhe Agon Maliqit, nuk iu kanë dhënë vizat Schengen për të udhëtuar në Gjermani, gjegjësisht Poloni, ku ata ishin të ftuar në kapacitete profesionale.

Bunkerzimi i Kosovës ka një adresë. Kësaj radhe ajo adresë më pak është në shtete si Gjermania dhe Polonia, por është në Prishtinë.

Ka dy kushte të qarta nga Komisioni Evropian që kanë mbetur për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – janë demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit, sado të padrejta që mund të na duken.

Ka individë me emër e mbiemër në Kosovë të cilët duhet t’u japin zgjidhje këtyre kushteve.

Ata janë 120 deputetët e Kuvendit dhe rreth 200-300 individë në qeverinë dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Bllokimi i liberalizimit të vizave nga Brukseli është vendim radikal, për të na dënuar kolektivisht si qytetarë të Kosovës.