KEDS ka dalë me një sqarim publik pas lajmeve që kanë qarkulluar sot se në Pallatin e Drejtësisë është ndalur rryma dhe si rrjedhojë nuk është mundur të mbahet një seancë e rëndësishme.
KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë.
Më poshtë lexoni reagimin e plotë të KEDS:
Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parpapara për sot. KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi ësht e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.