[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Katër të vdekur nga një zjarr në një qendër tregtare në Korenë Jugore



Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër tregtare në qytetin koreano-jugor, Hwaseong.

Sipas të dhënave, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të qendrës tregtare, në një kënd lodrash për fëmijë. Zjarri nisi rreth orës 11:00 të paradites dhe u vu nën kontroll pas 70 minutash.

Autoritetet e njoftuan se në mesin e viktimave nuk kishte asnjë fëmijë, ndërsa viktimat ishin tre burra dhe një grua.

Si pasojë e tymit shumë persona të tjerë u asfiksuan dhe u dërguan në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.