Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturace të ndodhur të enjten në Strellc të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën Express se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Gashi.