• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Katër deklaratat e sotme të Vjosa Osmanit që “çuditën” publikun

nga Bota Press
10 Shkurt, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati sonte një paraqitje televizive në RTK, nga të rrallat.

Sidoqoftë, presidentja Osmani dha sonte disa deklarata që në rrjete sociale dhe opinion nxitën mjaftë reagime.

Një nga to sigurisht që ishte ajo se burri i saj, Prindon Sadriu, nuk i ka quajtur media “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Osmani tha se statusi i Sadriut është keqinterpretuar, ani pse në të vërehet qartë se për kë e ka pasur fjalën ai.

 

 

E kjo ka shkaktuar edhe reagime nga opinionistët.

 

 

Tjetër deklaratë që nxiti reagime e Osmanit ishte ajo për vizitën në Brezovicë me familje, për të cilën tha se është sulmuar nga mediat.

https://botapress.info/mos-rrej-presidente-se-na-shtin-me-fole-syla-i-reagon-ashper-osmanit-pasi-mohoi-fjalet-e-prindonit/

Ajo ka thënë se rrobat i kanë kushtuar 15 euro, ndryshe nga raportimet e mediave dhe se ato i ka blerë në një market.

“Isha një natë në Brezovicë pas katër vitesh, edhe thonë keni vesh rroba të skijimit që kushtojnë mijëra euro. Në bazë të çkafit unë akuzohem për një gjë të tillë. Pantallona të skijimit që kemi veshur në “Viva Fresh” për 15 euro. Ky është realiteti”, tha ajo.

Deklaratë tjetër interesante e Osmanit ishte edhe ajo për njohje.

Osmani fajësoi Qeverinë Hoti, e cila sipas saj me moratoriumin 1-vjeçar në Uashington ka stopuar njohjet e reja.

Shtoi se njohje do ketë, por s’dihet se kur.

“Njohje do të ketë. Por s’mund ta caktoj ditën. Duhet ta kuptojmë që është bërë dëmi i madh me idenë e moratoriumit. Ka përfunduar por ka krijuar precedent sepse shtetet që I takuam kanë thënë pse nuk e vazhduat këtë deri në fund të dialogut”, ka thënë Osmani.

E deklarata tjetër që natyrisht shkaktoi reagime ishte ajo për shpenzimet për naftë.

E parja e shtetit tha se i vjen keq që nuk ka vërejtur mëditjet prej 80 euro në fund të muajit që i kanë dalë karshi pagës.

“Paga e deputetit merret pagesë e tërësishme, aty përfshihet paga bazë, shtetas për seanca, shtesat për komisione, shtesat për mëditje, të gjitha këto vendosën në pagesë. Mua më kanë vendosur nga 80 euro në muaj për udhëtim, më vjen keq që nuk i kam vërejtur këto 80 euro”, potencoi presidentja.

Ndryshe, bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu, është njëri ndër personat më të komentuar aktualisht.

Sadriu, që mbanë pozitën edhe të diplomatit edhe të ushtarit, i sulmoi rëndë mediat para disa ditësh vetëm pse ato publikuan shpenzimet e Osmanit gjatë kohës që ajo ishte deputete.

Më pas, Sadriu i ra pishman për statusin e tij dhe e largoi atë nga Facebooku.

“Skandal pas skandali” – Mushkolaj ia shfaq presidentes statusin e Prindonit që ia demanton keq deklaratën

Tags: Imer-MushkolajVjosa Osmani

Të ngjashme

Kosovë

Postimi për ish-këshilltarin e Kurtit po vazhdon t’i shkaktojë Jakup Krasniqit probleme në Hagë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Fotografia historike: Kurorëzimi i Mrbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Ekskluzive

The Times: Shqipëria, ‘rivale’ e Greqisë dhe Kroacisë në turizëm, si po “joshen” britanikët në TikTok

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Postimi për ish-këshilltarin e Kurtit po vazhdon t’i shkaktojë Jakup Krasniqit probleme në Hagë
  • Fotografia historike: Kurorëzimi i Mrbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939
  • Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën, shpërthejnë të qeshurat në studio
  • The Times: Shqipëria, ‘rivale’ e Greqisë dhe Kroacisë në turizëm, si po “joshen” britanikët në TikTok
  • MSH publikon raportin ditor të COVID-19

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.