[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Katastrofë për Cristiano Ronaldon



Cristiano Ronaldo edhe pse fitoi Topin e Artë dhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA, në pjesën e parë të këtij sezoni nuk ka kaluar momente të mira në fanellën e Real Madridit.
 Këtë më së miri e tregojnë pakënaqësitë që tifozët e Real Madridit kanë nisur t’i shprehin ndaj tij, duke e fishkëllyer në ndeshjen e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Portugezi që pas dy dite mbush 32 vjet, po kalon formën më të keqe që nga koha e transferimit në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Sport. es’ shkruan se Ronaldo ka rënie drastike në aspektin fizik të tij, e këtë e vërtetojnë fitimi i dyluftimeve gjatë një ndeshje, nga 56.6 për qind, asi i Madridit ka rënë në 44.8,

Ronaldo mirë nuk qëndron as me driblime, ku mbi 99 lojtarë këtë edicion kanë realizuar më shumë se sa ai driblime.

Kampioni i Evropës me Portugalinë, rënie ka edhe në goditjet në drejtim të portës, dhe saktësinë e atyre goditjeve