Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përbrenda 24-orëve të fundit nga 2,779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
MSH, nëpërmjet njoftimit të përditshëm, ka bërë të ditur poashtu se nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje përgjatë periudhës një-ditor
Njoftimi i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324.