[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kaq para i takojnë Majlindës për medaljen e artë në Paris



Shumë mundim, përpjekje dhe më në fund fitore. Majlinda Kelmendi po ngrit lartë e më lartë emrin e Kosovës, por sa para është duke i fituar?

Xhudistja numër një në shqiptari, reprezentuesja  e Kosovës, Majlinda Kelmendi vazhdon të fitojë medalje të arta në të gjitha garat ku po merr pjesë.

Por, fitimet siç raporton Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), nuk duket të jenë edhe aq të mëdha.

Në një turne si kjo e fundit, Paris Grand Slam, fituesi i medaljes së artë përfiton pesë mijë dollarë amerikan.

Nga kjo shumë katër mijë i fiton xhudistja Kelmendi  dhe një mijë dollarë trajneri i saj Driton Kukaj. Shumë modeste parash, për suksesin e madh. sidoqoftë fitimi më i madh i mbetet Kosovës, që ju shtua një medalje e artë.