Një 80-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në Gjakovë, derisa ishte duke drejtuar biçikletën. E dyshuara që e goditi viktimën është arrestuar, kanë njoftuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, rreth orës 12:00.
Viktima fillimisht ishte dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën./Botapress.info.