[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kandidati për deputet i del në mbrojtje Meliza Haradinajt: Mos e gjykoni pa u zbardhur e vërteta



Jetlir Zyberaj, kandidati i AKR-së për deputet thotë se Meliza Haradinaj nuk duhet të gjykohet nga publiku pa u zbardhur e vërteta.Zyberaj thotë se Haradinaj-Stublla dha shembullin e rrallë të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën, përcjellë Botapress.info

Postimi i tij i plotë:

Meliza nuk duhet të gjykohet nga publiku para se të zbardhet e vërteta. Ajo dha shembullin e rrallë në politikën kosovare të gatishmërisë së ballafaqimit me të vërtetën.

Drejtësia duhet të zbardhë skemat kriminale të komisionerëve kriminal të cilët krijojnë skema manipulative me vullnetin qytetar.

Vetëm rinumërimi i plotë dhe transparent i votave i nxjerr para drejtësisë këta kriminelë.

Përndryshe, këta kriminelë do të ia hedhin pa u ndëshkuar./Botapress/