Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Rexhepi ka mbajtur tubim në një ambient të mbyllur, duke mos respektuar masat e vendosura nga qeveria.
Nga fotografitë e dërguara nga një lexues Rexhepi shihet në një tavolinë me më shumë se 10 persona, pa maska e duke mos e respektuar as distancën fizike.
Kujtojmë se partitë politike nuk janë pajtuar që zgjedhjet lokale të shtyhen, ndërsa disa prej tyre vullnetarisht kanë shkurtuar fushatën zgjedhore në pesë ditë.Anipse një gjë të tillë e ka bërë edhe partia në pushtet në këtë komunë, kryetari Xhafer Tahiri nuk e ka ndalur fushatën.
Para disa ditësh ka raportuar se Tahiri kishte mbajtur poashtu një takim në ambient të mbyllur duke shkelur ligjin.