[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kandidati i Trump për ambasador në BE: Evropa e Bashkuar i ka ditët e numëruara



Duket se shqetësimet që vijnë nga Europa pas zgjedhjes së Donald Trump nuk janë pa baza. Këndvështrimi i administratës së re në Washington ndaj kontinentit plak nuk është optimist.

Ted Malok, profesori dhe shkrimtari që u përzgjodh nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Bashkimin Europian parasheh një shpërbërje të Bashkimit Europian. Ai gjithashtu deklaron i bindur se shkëputja e Britanisë ishte vetëm fillimi.

Në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel diplomati amerikan ripërsëriti qëndrimin, se monedha e përbashkët euro ishte një eksperiment i gabuar.

“Në qoftë se do isha bankier do të investoja kundër euros”, thekson Malok. Sipas tij, Europën e pret një e ardhme kaotike dhe me ikjen e Britanisë blloku do të fillojë të bjerë. Nisur nga qëndrimet e këtij të fundit, krerët e grupeve të Partive Popullore, Socialistëve dhe Liberalëve në Parlamentin Europian kanë kërkuar nga Brukseli të mos pranojë emërimin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Europian.