Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shkruar pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Socker ka thënë se duhet të tejkalohet kriza politike në vend dhe të bëhet progres i prekshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE.
“Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë dhe Evropën, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim plotësisht rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.Tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik, për të çuar përpara reformat dhe për të bërë përparim të prekshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. Një e ardhme e qëndrueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme
E rëndë | Gjendet i varur një 86-vjeçar në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
KQZ: 9 qendra përfundojnë numërimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Agim Bahtiri rrezikon, Fatos Geci, Bylbyl Sokoli e të tjerë e shohin veten jashtë Kuvendit
Ish-kryetari i Mitrovicës, kandidati për deputet