[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kamioni përplas për vdekje kalimtarin



Një kalimtar u aksidentua për vdekje nga një kamion në periferi të Tiranës.

55-vjeçari Sefedin Dauti u përplas teksa po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, pranë kthesës së Arbanës, në zonën e Vaqarrit.

Policia rrugore e kryeqytetit ndaloi drejtuesin e kamionit, i cili deklaroi se viktima i kishte dalë befasisht në rrugë, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Ai do të mbahet i shoqëruar deri në sqarimin e plotë të rrthanave të aksidentit të rëndë.