Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka uruar shqiptarëve 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Botapress.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se ky është edhe urimi që i duhet sot presidentit të Serbisë për të hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.Sipas Kamberit, përderisa presidenti serb nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot do të festojnë shqiptarët.
Shkrimi i tij i plotë:
“Srećan Dan državnosti, Kosovu”
Ky është urimi që i duhet sot Presidentit të Serbisë për ta hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.
Përderisa ai nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot festojmë ne.
Feston Kosova, Lugina, si dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Urime Kosovë!
#HappyIndependenceDay #Kosova14
LEXO EDHE KETE
Shqipe Selimi rrëfen momentin kur veshi uniformën në moshën 14 vjeçare