“Kambana e heshtjes” titullohet libri më i ri i botuar nga Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja”. Ky është libri i katërt i autores Brikenë Ceraja-Beka. Libri përmban 41 poezi, aq sa ka vite edhe autorja. Poezia e Brikenë Cerajes është një proces psikologjik kërkimi rreth vetes dhe të tjerëve përreth.
“Nuk asht një poezi egocentriste. Monologu i vazhdueshëm dhe i pandërpremë fsheh në vetvete dialogje të tana realizue me njerëz këndej e matanë botës sonë. Poetja e thërret vazhdimisht andrrën si skenën ku do ta vendosë veprimin poetik. Shpesh andrra asht toka e dëshpërueme e kujtesës së saj emocionale”. Kështu shprehet shkrimtari dhe kritiku Stefan Çapaliku, i cili njëherësh është edhe redaktor i librit “Kambana e heshtjes”, duke shtuar se poezia e Brikenës ka një dimension surrealist.
Nga java e ardhshme librin mund ta gjeni nëpër libraritë kryesore të kryeqytetit.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët:

