• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

‘Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra’: Prizrenasi kanos postierin e gjykatës

nga Bota Press
23 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022, ndaj të pandehurit F.H.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja, nga neni 181 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.H., avlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

–  Më datë 21 janar, në orët e mesditës në Prizren, seriozisht e kanos personin zyrtar, i cili ishte në detyrë zyrtare, se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin – punëtorin e gjykatës, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në orar të punës në pozitën e dorëzuesit të postës së gjykatës, e takon të pandehurin të cilin e njofton zyrtarisht se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, për të cilin ka një ftesë, të cilën ftesë ia ofron të pandehurit, mirëpo ky i fundit i revoltuar, fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra”, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi që ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, pasi që ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit i cili sipas të dhënave lidhur me të kaluarën kriminale, rezulton se i njëjti është i përfshirë si kryerës i veprave të ndryshme penale, këto arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e kanosur penale, të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme

Aktuale

Ministria e Xhelal Sveçlës shpenzon 5 mijë e 800 euro në dhurata për mysafirë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Lëshohet urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Nafta ruse e Lukoil shpallet fitues në tenderin e Qeverisë së Albin Kurtit

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Policia bllokon Rektoratin, përsëri alarm për bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas komunikatës së QUINT’it, ambasadorët e huaj shkojnë për vizitë në Manastirin e Deçanit
  • Nesër nxehtë në Kosovë, temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë celsius
  • Ministria e Shëndetësisë publikon raportin 24 orësh të rasteve me COVID-19
  • Ushtria ruse mbetet pa pajisje “duhet të blini gjithçka vetë”
  • Kriza ushqimore, prodhuesi më i madh në botë i sheqerit planifikon të ndalë eksportin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.