Analisti Vehbi Kajtazi, ka komentuar foton e publikuar nga Lajcak ku shihet Kurti në disponim shumë të mirë gjatë takimit me Vucic, shkruan Gazeta Botapress.
Kurti që dikur refuzonte kategorikisht takimin me Vucic, sot është takuar me të, e për këtë ka pasur qindra reagime.
Kajtazi, përmes një postimi tha se Kurti po takohet me Vucic pa e njohur Kosovën Serbia, kështu duke i përmendur ‘’kushtet’’ që Kurti pati vendosur për t’u takuar me Vucic.
‘’ Kurti po hane darke me Vuçiqin, pa e njofte Kosoven, pa kerku falje Serbia per krimet e luftes, pa i kthy te pagjeturit. I bafte mire kjo darke dhe darkat tjera qe do ti haje bashke me fjalet e tij’’, shkroi Kajtazi./Botapress.info/