Gazetari Vehbi Kajtazi, ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti, i cili thoshte se ‘shqiptarët nuk e duan Amerikën’.
Kajtazi ka shkruar se kemi në pushtet një anti-amerikan, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti. bTutje ai ka thënë se është emergjencë kombëtare që ky njëri të largohet nga politika.
“Ne kemi ne pushtet nje antiamerikan.Rrjedhimisht kemi ne pushtet nje antikombetar. Sanksionet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes kunder Kosoves jane rezultat i veprimeve antiamerikane dhe antikombetare te Albin Kurtit.
E kam thene moti se eshte emergjence kombetare qe ky njeri te largohet nga politika. Dje, neser eshte vone.
Se çfare mendon per Ameriken ai, degjojeni nga goja e tij.” ka shkruar Kajtazi.
Ky reagim i Kajtazit vjen pasi, SHBA’të kanë përjashtuar Kosovën nga ‘Defender 23’,ndërsa është thënë se kjo është vetëm pasoja e parë nga mos bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës rreth veprimeve në veri të vendit./Botapress.info/