Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë.
Ai ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për mosreagim ndaj rasteve që sipas tij, janë të “luftë e ngjashme me kartelet e Meksikës.”
“A ka marre vesh Xhelali çka ka ndodhe mrame? A i ka kallxu naj kush per nje “lufte te ngjashme me kartelet e Meksikes.”
“E more bukurosh, nuk je emeru ne ate pozite per moler, por per me luftu krimin. Siguria publike kurre nuk ka qene me e cenueme sesa keto dy vjet.” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka publikuar një foto të Sveçlës nga ura e Ibrit.
“Shko lyj tash gjurmet e plumbave ne Aktash se me gjase veç per moler je!” – përfundon shkrimi i tij.