[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kajtazi e Molliqaj përplasen në Rubikon për “Rastin Dehari” [video]



Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se një gazetar ashtu siç di të kritikojë, duhet të dijë edhe t’i pranojë kritikat.

Molliqaj ka thënë se dënon rëndë çdo akt kërcënues ndaj një gazetari edhe pse siç thotë Molliqaj, gazetari nuk është i paprekshëm dhe ndonjëherë mund edhe të përballet me kritika më të rënda.

“Më mirë është më thënë unë pretendoj se është kështu se sa unë sjella fakte të reja… Unë nuk mendoj që gazetari është i shenjtë, vetëm jeta e njeriut është e shenjtë”, ka thënë ai.

Përball tij, gazetari Vehbi Kajtazi iu kundërpërgjigj duke i parafrazuar disa nga deklaratat e lëshuara më herët nga pjesëtarë të po kësaj lëvizje.

“Po veç jo me thënë që ‘kur vijmë në pushtet kemi me ju heq zvarrë’”, ka thënë Kajtazi. “Por jo me të quajt ‘klysh i pushtetit’, jo me të quajt ‘njeri i aferës Pronto’ kur unë isha ai që i kisha nxjerrë ato afera”.