Kushtet e thatësirës në pjesën veriore të Kenias, në një pjesë më të madhe të Somalisë dhe Etiopisë jugore, parashikohet që të vazhdojnë të paktën deri në mes të vitit 2022, duke vënë në rrezik jetët.
Situata është tashmë aq e keqe sa kafshët e egra po ngordhin në qindra dhe barinjtë raportojnë humbje deri në 70% të bagëtive të tyre.
Shtatëdhjetë për qind e popullsisë së këtij rajoni varet nga bagëtitë dhe çdo ditë po humben më shumë kafshë.
PARALAJMËRIM: Kjo video përmban imazhe të kafshëve të ngordhura, të cilat disa njerëzve mund t’i duken shqetësuese./Botapress.info/