[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kafe bari i shqiptarëve, vend takim i fansave të sportit në Houston të SHBA-së (Video + Foto)



Vend takim i sportdashësve të qytetit të Houstonit të SHBA-së është padyshim kafe bari Pub Fiction.

Kështu së paku raporton një ndër televizionet më të mëdha amerikane ABC, i cili i ka kushtuar disa minuta këtij lokali.

Po , shtrohet pyetja se kush e udhëheq këtë vend dhe përse e bën të veçantë, transmeton Telegrafi.

Blini Hoxha, Dardan Hoxha ndërsa partner të këtyre të fundi janë edhe Jeton Muhaxheri dhe Daut Elshani.

Ky i fundit është edhe menaxher i marketingut, i cili thotë se ‘jemi duke planifikuar shumë befasi për ndeshjen e superbowlit në Rugby , e cila do të jetë mbrëmje e paharrueshme’.

Edhe frekuentuesit e lokalit janë shprehur të kënaqur me shërbimet dhe ofertat e lokalit si dhe dëshirojnë që skuadra e tyre e zemrës Houston Texans të kualifikohet në finale.

Kujtojmë se ndeshja më e madhe botërore e Rugbyt do të zhvillohet më 5 shkurt pikërisht në qytetin e Houstonit.

Vlen të theksohet se shikuesit kanë pasur mundësi që në të kaluarën të shohin edhe ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit të kampionatit evropian të këtij viti, por edhe shumë ndeshje të futbollit, basketbollit dhe ngjarjeve të mëdha sportive.

KLIKO KETU PER VIDEO 

qqq-3