[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kadri Kastrati aderon në PDK



Ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Indeksonline mëson se Kastrati ka aderuar në PDK në mbledhjen e sotme që kjo parti e ka mbajtur në orët e pasdites.

Kadri Kastrati është zgjedhur si anëtar i kryesisë dhe këshillit drejtues në këtë mbledhje. Lajmin për aderimin e Kastratit në PDK është konfirmuar edhe nga zyrtarë të kësaj partie.

Ndryshe, me 22 nëntor të vitit 2011 me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, Kastrati ishte emëruar si komandant i FSK-së. Pas një viti, ai është graduar (avancuar) me gradën e gjeneral-lejtnant.