[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kaçanikasi vdes në oborrin e vëllait, policia e cilëson ‘vdekje e dyshimtë’



Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

 Rasti raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, të hënën në ora 17:35.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.