Ka më shumë se 100 gjoba, milioneri vazhdon të parkojë aty ku është e ndaluar

“Parkimi në Londër është një makth”! Kështu është shprehur një milioner i cili ka marrë më shumë se 100 gjoba vetëm vitin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se Luke Desmaris ka thënë se preferon të kursejë kohë në vend që të gjejë një vend të ligjshëm.

“Nëse mund të kursej kohën time duke e bërë këtë, atëherë do ta bëj”, është shprehur Desmaris, i cili pretendon se fiton më shumë se 115,000 euro në muaj përmes tregtimit të bursës.

LEXO EDHE KETE

Sulmohet bashkëshorti i politikanes së njohur

Madje edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale janë ndarë në dy grupe. Ka nga ata që e mbështesin dhe e quajnë atë një ‘ide të shkëlqyer’, por një tjetër tha: ‘Kjo është arsyeja pse gjobat duhet të jenë proporcionale me atë që fitoni ose për makinë që i bie 3 mijë funte për një Ferrari’.

Rikujtojmë, se një flotë e vërtetë me makina luksoze e të shtrenjta janë lënë praktikisht të braktisura prej disa ditësh tashmë në hyrje të një prej hoteleve më të shtrenjtë në Londër.

Sipas mediave të huaja, të paktën 6 makina janë fotografuara të parkuara në mënyrë të parregullt, por që gjobiten rregullisht çdo ditë.

Megjithatë, kjo duket se nuk i shqetëson pronarët e tyre, të cilët as nuk denjojnë të shkojnë të marrin fletët e gjobave, por në disa raste dërgojnë ndihmësit e tyre për ta bërë këtë gjë./Botapress.info./

ngjashme