[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Juventus fiton derbin ndaj Interit (Video)



Juventus ka mposhtur Interin 1:0 dhe ka fituar derbin e kësaj xhiroje në Serie A

Skuadrën e Juventusit nuk ka mundur ta ndal as Inter në Serie A, të cilën e mposhti me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi kolumbiani Juan Cuadrado, i cili bombardoi portën e Handanovicit në minutën e 45’.

Pas kësaj fitoreje Juventus forcon pozitën e parë me 54, 6 më shumë se Napoli në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Inter bie në vendin e pestë me 42 pikë.