Më 17 prill 1999, në Poklek të Drenicës, soldateska policore dhe ushtarake serbe, ku ishin të strehuar mbi pesëdhjetë anëtarët të famileve Mulloqi, Elshani dhe Caraku, nxorën jashtë poetin Ymer Elashani me dy të tjerë dhe i pushkatuan. Pastasaj u kthyen në dhomë ku ndodheshin mbi 5o anëtarët e tri familjeve dhe i pushkatuan. Sl fundit, për t’i humbur gjurmët, shtëpisë ia vunë flakën.
Teuta ndjeu për këtë në Prishtine, ku vazhonte studimet. Ndonëse në ndjekje të jetës, si shumë viktima të luftës, përfundoi në SHBA në mendjen dhe shpirtin e saj mbeti i ngulitur përherë imazhi i tmerrshëm i masakrës së Poklekut, ku ajo humbi gjithë familjen. Por, ishte vullneti për jetë, që e kishte mësim nga Babai, që bëri jetës t’ia krijojë vazhdimësinë. Në SHBA, Teuta krijoi familje ( tri vajza dhe një djalë), por asnjëherë nuk e harroi borxhin që kishte ndaj vendlindjes, për ç’gjë luftoi i Ati si intelektual i brezit të lëvizjes kombëtare dhe ishte ndër aktivistët e dalluar të shtetndërtimit të Kosovës.
Këto ditë, u takuam me Teutën, pasi u morëm vesh për një takim, ku do të evokuonim diçka nga jeta dhe vepra e Ymer Elashanit, mikut të letrave dhe poetit ndër më të rëndësishmit të letërsisë sonë për fëmijë. Biseda ishte me ndjeshmëri (nga shkaku i tmerrit nëpër të cilën kishte kaluar ajo nga vrasja e të Atit me të tjerët), por njëherash edhe me druajtjen që i vërehej se mos gjithë ato sakrifica, mos gjithë ato viktima, mos gjithë ai mund, që u nepërkëmbë nga një klasë e papërgjegjshme politike e Kosovës, mund të shkojë kot? Natyrisht se Teuta, kujtonte fjalët e Ymer Elshanit si poet që thoshte se “kauzat e mëdha, kërkojnë sakrifica të mëdha, po ato nuk shkojnë huq, ngaqë i udhëq vullneti i idealistëve, që është më i fuqishëm se çfarëdo përpjekje për t’u keqpërdorur…”
Amanetin e të Atit, pra atë që ishte moto e një krijuesi të madh, Teuta këto ditë po e jetëson me botimin e klompletit të verpave të tij, që po ua dhuron shkollave dhe bibliotekave, ku ai është i pavdekshëm…