Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka arritur në Suedi për fillimin e një udhëtimi ku ai do ta vizitojë gjithashtu edhe Finlandën për të diskutuar rreth ambicieve të shteteve skandinave për t’u anëtarësuar në NAT0, shkruan The Guardian, përcjell Botapress.info
Johnson pritet të takohet me liderët e dy vendeve gjatë vizitës 24-orëshe si dhe pritet që të diskutohet përgjigja e Evropës ndaj luftës në Ukrainë.
Downing Street ka thënë se vizita në Stockholm dhe në Helsiniki ishte edhe rreth “sigurisë së Evropës”.Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, pritet që të enjten ta shpalosë qëndrimin e tij ndaj anëtarësimit në NATO, një lëvizje që do të shënonte një kapërcim madhor për politikën e sigurisë së vendit.
Një njoftim pritet të dielen edhe nga partia udhëheqëse e Suedisë pas konslutimeve gjatë vikendit. /Botapress.info/