Me siguri ju ka rastisur të dëgjoni histori të gjyshërve e prindërve kur kanë qenë të rinj e mënyrën se si kanë jetuar, në mendjen tuaj ndoshta edhe jeni munduar të krijoni pamje se si ka mundur të duket ajo kohë. E se si realisht është dukur, e kuptoni përmes fotografive të mëposhtme.
Autorja amerikane Janet Reineck, në librin e saj “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”, ka sjellë fotografi nga vise të ndryshme të Kosovës, të realizuara midis kësaj periudhe 16-vjeçare, shkruan Klankosova.tv
Më poshtë gjeni disa fotografi të paraluftës nga Prishtina, Prizreni, Hasi, Opoja, Vitia e Rugova.