Gëzim Haxhiu, asamblist i VV-së në Shtime, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një letër, të cilën e lexoi në Kuvendin Komunal, Haxhiu ka përmendur arsyet parimore dhe ideologjike si shkak i dorëheqjes së tij nga VV-ja.
Tutje, ai ka përmendur edhe mungesën e meritokracisë.
“Vendosa që sot ta bëj publike dorëheqjen time nga VV-ja për aryse parimore dhe ideologjike…Pas shqyrtimit të thelluar të situatës dhe duke parë mungesën e meritokracisë në të cilën VV-ja është thirur në kohën e mëhershme, mendoj se është koha e duhur për ta marr këtë hap” – ka thënë ai.