[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Jeni në fillim të lidhjes dhe partneri ju thotë “të dua”? Ja çfarë duhet të bëni



Kur i dashuri juaj fillon të thotë “të dua” në ditët apo javët e para të lidhjes, padyshim se kjo mund t’ju bëjë të mos ndjeheni rehat.

Kur jeni në një lidhje e cila ka qenë duke shkuar shumë mirë për një kohë, është normale të supozoni se bomba “të dua” do të hidhet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë nëse ende nuk jeni të gatshëm për këtë, si duhet të reagoni?

Nëse e dini se lidhja juaj është vetëm diçka rastësore dhe asgjë serioze, atëherë ka kuptim që të bëheni kishe nuk e keni dëgjuar sepse mund të përfundoni keq që të dy.

Por, nëse me të vërtet ju pëlqen i dashuri i ri, atëherë gjërat mund të jenë paksa më të komplikuara.

Sipas psikologes së lidhjeve, Karin Anderson, kjo rrethanë është e vështirë, por duhet të përcaktoheni se çfarë kahje dëshironi t’i jepni lidhjes.

Nëse veç ju pëlqen partneri, atëherë, siç thotë Anderson, në çdo lidhje do të keni biseda të vështira dhe një nga këto është kjo, prandaj nuk duhet shmangur.

Pra, është mirë t’i diskutoni ndjenjat tuaja dhe, pavarësisht se çfarë thoni, as sigurohuni që asnjëherë të mos i thoni se e dashuroni pa qenë e vërtetë.