‘Jemi me Ukrainën’: Solidarizohet futbolli shqiptar, tifozët nxjerrin banderolën në derbin Tirana-Partizani 

Shumë vende janë solidarizuar me atë po ndodh në Ukrainë, teksa Perëndimi në bllok ka ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe ka dhënë mbështetje ndaj ukrainasve.

Solidariteti ka zbritur edhe në stadiumin ‘Air Albania’, ku tifozët e derbit Tirana-Partizani që po luhet në këto momente kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: “Jemi me Ukrainën”.

LEXO EDHE KETE

Lajm i keq: Ja çka bëri ‘vaki’ me Trusti-n…

Ukraina gjendet prej dhjetë ditësh në një konflikt të përgjakshëm me Rusinë, duke prodhuar viktima të shumta dhe një krizë të jashtëzakonshme humanitare, ku një pjesë e mirë e ukrainasve janë larguar nga vendi i tyre.

 

ngjashme