Java e ardhshme parashikohet të nisë dhe të mbyllet me reshje shiu, por sipas meteorologëve ato nuk do të jenë në atë sasi që të mbushin hidrocentralet.
“Pritet një intensifikim i reshjeve sonte gjatë natës dhe nesër. Do të jenë në zonat perëndimore dhe të pakta. Të martën do të kemi një ndërprerje, të mërkurën reshje të pakta, të mbrëmje do të ketë një intensifikim.
E enjtja dhe e premtja do të sjellin reshje mesatare dhe lokalisht intesive në zonat jugore. Zonat veriore dhe qendrore të kenë reshje shumë më të pakta” tha ajo.
Reshjet e para të borës parashikon Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” pritet të përfshijnë veriun dhe verilindjen e vendit. “Kryesisht sonte gjatë natës dhe ditën e mërkurë dhe enjte në veri dhe verilindje. Temperaturat do të zbresin” tha ajo.
Vlerat e termometrit do të fillojnë të bien që të hënën ndërsa ditët më të ftohta pritet të jenë në mesin e javës. “Mëngjeset do të jenë të ftohta në zonat malore, kryesisht Peshkopi dhe Korça. Maksimalja në rang territori në ultësirën perëndimore, do të jetë jo më shumë se 20-21 gradë” tha jo.
Meteorologia Porja parashikojnë stuhi të forta ere mbrëmjen e të dielës dhe të hënën.
Era pritet të arrijë kulimin të enjten dhe të premten në jug të vendit ku parashikohet që forca e saj të kalojë 70 km/h.