• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?

nga Bota Press
29 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe gjatë javës që po e lëmë pas ishte ndër tema kryesore që dominoi debati publik në vend. Gjithashtu, rritja e faturës së tatimit në pronë dhe raportimi i frikshëm i ambasadorit të Kosovës në SHBA, ishin temat tjera të javës. Çka bëri vaki?

Asociacioni

Tashmë kanë filluar përplasjet për Asociacionin mes kryeministrit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve që kërkojnë që sa më parë të themelohet ai.

LEXO EDHE KETE 

Krejt çka po ndodhë mes Ambasadorit Dugolli në Uashington dhe Qeverisë Kurti në Prishtinë

 

Fillmisht një takim i Kurtit me Lajçakun në orët e vona të enjten, tronditi qytetarët pasi sipas Lajçakut, pati një pajtim që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut, përfshirë këtu edhe Asociacionin.

Në këtë takim, Lajçaku bisedoi edhe për planin franko-gjerman.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.” – kishte shkruar Lajçak në Tëitter.

Në anë tjetër, Kurti përsëriti qëndrimin e tij se Asociacioni nuk e kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Takimi për Asociacionin

Megjithatë, amerikanë filluan punën për themelimin e Asociacionit. Ata me 31 janar kanë organizuar takim në objektin e ambasadës ku do të diskutohet për Asociacionin. Në këtë takim ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë Qeveria, por presidentja e Vjosa Osmani ka dërguar përfaqësuesin e saj e mes aty janë edhe disaanëtarë nga shoqëria civile.

“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Për këtë takim, Kurti fajësoi emisarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.” – është shprehur Kurti.

Mbetet të shihet nëse edhe Qeveria Kurti do të dërgojë përfaqësuesin e tyre për të marrë pjesë në këtë takim.

Raportimi i ambasadorit Dugollit

Nacionale të shtunën ka raportuar për raportin e punës së ambasadaës së Kosovës në Amerikë.

Ambasadori i Kosovës në Amerikë, Ilir Dugolli në këtë raport ia bërë të ditur kryediplomates, Donika Gërvalla që brutaliteti i SHBA-së është më i madh se mendohet se është në Prishtinë.

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…”

Po ashtu, Dugolli në raport thekson se ka qenë e pamundur që të realizohet çfarëdo takimi.

Më tej, ai ka thënë se nuk e ka pranuar me dëshirë pozitën e ambasadorit dhe elemente të tjera të cilat mund të tronditën diplomacinë në ditë e ardhshme.

Rritja e tatimit në pronë

Qyetarët e Kosovës këto ditë kanë pranuar faturat e tatimit në pronë me rritje marramendëse. Krejt kjo pasi Ministria e Fiancave bëri rivlerësimin e pronave.

Rivlerësimi i pronave ka bërë që të rriten edhe faturat e tatimit në pronë. Vlerësimi i fundit i pronave ishte bërë në vitin 2019. E rivlerësimi sipas ligjit bëhet çdo 3 deri në 5 vjet.

E kjo rritje nxiti qytetarët që të reagojnë me të madhe ndaj këtij vendimi. Është paralajmëruar një protestë ku kërkohët që të pezullohet vendimi për rivlerësimin e pronave.

Në anë tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati ka propozuar që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit, por nuk ka theksuar se do të pezullohet vendimi.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar pezullimin e vendimit deri në vitin 2024.

Gjithashtu, theksojmë se gjatë kësaj jave në Prishtinë u organizua edhe një protestë kundër fjalëve të mira të Kurtit për pesë vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Albin, dorëhiqu ose kërko falje” – ishin disa nga thirrjet në këtë protestë.

Kujtojmë se Martin Berishaj vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci, pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e tij në një skandal financiar në Slloveni dhe kallëzimit penal në Kosovë.

Të ngjashme

Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Pushtetit i çelen dyert ne Uashington, Konjufca diskuton me Escobarin për Asociacionin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.