Fjala ka peshë , thotë populli. Edhe duhet të ketë peshë e etos. Deri me tani nuk kam dëgjuar fjalë të urtë e më te mirë dhe më adekuate nga popujt tjerë mbi fjalën/premtimin e dhënë se fjala e jonë e urtë – Fjala ka peshë!
Çka nënkuptojmë me fjalën FJALA KA PESHË!? Pesha e drejtësisë dhe e së vërtetës duhet të peshojë më shumë se gënjeshtra dhe lakmia.
Të ne për momentin kjo fjlalë e urtë popullore sikur e ka humbur kuptimin! Më shumë peshë qon e kundërta, gënjeshtra dhe lakmia. Të gënjesh quhet aftësi, e të gënjesh mbi gënjeshtrën tënde paraprake konsiderohesh gjeni!
Thonë qe etosi është vëlla me etikën – të kesh etos do thotë të kesh besueshmëri të cilën personi e ka krijuar më anë të besimit reciprok.
Shembull: Majlinda Kelmendi kur reklamon ujin e Rugovës apo pashtetat e ndryshme reklamuesit bashkë me prodhuesit e sidomos Majlinda duhet të lidhën me peshën e fjalës se malli është cilësorë. Pikërisht, Majlinda sepse më punë e përkushtim ka krijuar besim.
Të gjithë duhet ditur profesionet e veta. Një inxhinier duhet të di se si duhet konstruktuar një urë. Skulptori duhet ditur si të bëjë skulpturën, dentisti si duhet rregulluar dhëmbët, politikani duhet ditur dhe matur se çka flet. Kryesisht këtu qëndron baza e besueshmërisë. I dituri ka etos!
Ata të cilët e dinë se si lidhen gjërat, ata të cilët nuk i anashkalojnë dhe i kan parasysh faktet dhe statistikat historike të cilat janë korrekte ( për keq dhe mirë ) dhe të vërteta, janë rrugës se duhur për të krijuar besueshmëri.