[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Japonia çon satelit ushtarak në orbitë, mes kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut



Japonia dërgoi sot me sukses një satelit komunikimi mbrojtës në orbitë, deklaroi qeveria, pavarësisht rritjes së kërcënimeve bërthamore dhe të raketave nga ana e Koresë së Veriut.

Raketa H-2A që mbante satelitin “Kirameki-2” u lëshuar nga Qendra Hapësinore “Tanegashima” në jug të Japonisë në orën 16:44 (0744 GMT).

Në japonisht, kirameki do të thotë vezullim.

Sateliti, i nisur nga kompania “Mitsubishi”, është i pari nga tre satelitët që do të zëvendësojnë satelitët e vjetër.

Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, satelitët e rinj do të rrisin aftësitë e komunikimit mes njësive të ushtrisë japoneze, duke shërbyer si një infrastrukturë komunikimi për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, përcjell Atsh.

Nisja vjen pas njoftimeve se Koreja e Veriut ka bërë progres në zhvillimin e programeve bërthamore dhe të raketave.

Vetëm në vitin 2016, Pheniani ka kryer dy teste bërthamore dhe ka lëshuar më shumë se 20 raketa balistike.