Deputeti Dimal Basha e mbajti një fjalim të mbushur me fjalë përkëdhelëse për kryeministrin Kurti, dhe të cilat e mbronin nga sulmet opozitare. Pas këtij fjalimi, duket se edhe kryeministri Kurti bëri ‘shaka’ me të. Çka tha ai në këto fjalë?
“M’fal Dimal që po e marrë fjalën pas teje sepse nuk është kollaj…” – u tall kryeministri i Kosovës me deputetin e tij. Më pas, kur u dëgjuan të qeshura, ai shtoi se ai kishte pasur argumente të mira.
Por, çfarë argumentesh pati z. Basha?
Në fjalën e tij, deputeti i VV-së u shpreh se kishte Asociacion por megjithatë i cili nuk ishte si ai i bërë nga (sic) Isa Mustafa.
“Unë hyra e këqyra në sistemin elektronik të Kosovës, ishin diku 140 Asociacione. Pra, kishte Asociacion të meteorologëve, të turizmit, të gazetarëve të Kosovës, i pulmologëve, zonjave shahiste, plot Asociacione. Po Asociacion të Isa Mustafës, “Zajednicë” nuk ka me pasë, kështu që rrini të qetë.” – tha z. Basha në fjalën e tij.
Pra, Basha u shpreh se kishim të bënim me një organizatë joqeveritare që ishte propozuar nga ana e kryeministrit Kurti në Ohër. A e mbani mend kush e kishte thënë të njëjtën dikur? Eh, po. Hashim Thaçi.
Më poshtë, i gjithë fjalimi i Bashës i transkriptuar:
“U bo ni temë e madhe se doli që paska një Asociacion, edhe për propagandën që ka Zajednicë. Lajm i keq për juve e i mirë për Kosovën se nuk do të ketë Zajednicë as të Thaçit e as të Ista Mustafës.
Pyetja a mundem me pasë Asociacione. Unë hyra e këqyra në sistemin elektronik të Kosovës, ishin diku 140 Asociacione. Pra, kishte Asociacion të meteorologëve, të turizmit, të gazetarëve të Kosovës, i pulmologëve, zonjave shahiste, plot Asociacione.
Po Asociacion të Isa Mustafës, “Zajednicë” nuk ka me pasë, kështu që rrini të qetë.
Zgjedhje ka plot, një prej zgjidhjeve edhe modeleve është Serbia, e ka Këshillin Nacional për komuntete pakicë. Ata po mendojnë që është zgjidhja më e mirë prej pakicave, e kjo mundet me qenë një prej modeleve qe na mujmë me ia bo një zgjidhje.
Tjetra, është një asociacion serbëve në Kroaci, ndryshe quhet “Këshilli Kombëtar Serb”, e që është koordinim kombëtar i këshillit të pakicave kombëtare serbe, pra është organ politik këshillues dhe koordinues që vepron në Republikën e Kroacisë, dhe merret me çështje të të drejtave të tyre civile dhe kombëtare dhe çështje të identitetit, pjesëmarrjes dhe integrimit të tyre në shoqërinë kroate.
Këtë e ka pranu Serbia për komunitetin e vet në Kroaci, nuk e ka pengu as cenu integritetin e sovranitetit. E çka po du dua të them është qe ka modele të mjaftueshme që ne do t’i ofrojmë, që me dalë me këtë zgjidhje.
Pra fjala është për me pasë asociacionin për bashkëpunim, edhe po besoj që Kryeministri e ka tregu edhe vet që ka bo oferta konkrete, mirëpo krejt çka po thotë Vuçiqi është që po e du Asociacionin e ia ka bo themelin Thaçi, e ia ka qitë kulmin Isa Mustafa.
Ai nuk po e don të Albinit, ai po e lypë të juajin.
Tash ju po thoni, Albini I ka dhënë hala ma shumë, i ka dhënë asociacion plus. Ama Albini po e ndjek me laps ne dorë me nënshkru, e ai po ikë prej tij.
Qysh ka mundësi që Albini I ka dhënë ma shumë, por po refuzon me e pranu, e po e lypë ata qe ia keni dhënë për pak. Nuk ka logjikë kjo.
A e dini çka po thotë Vuçiqi ma shumë, që atyre përpara jau kam nënshkru edhe i kam mashtru. Dmth ai e ka nënshkru marrëveshjen me juve edhe ju ka mashtru. Po thotë I kom nënshkru po nuk i kom ratifiku. Tash ju i keni ratifiku, tash ju e keni barrën edhe grahni. Dmth keni bo gabime amatoreske, në të gjitha marrëveshjet që keni ecë përpara, dhe po bërtitni për një marrëveshje ku njihet Kosova si shtet de facto.
Pyetja është pse se prisnim me e ratifiku Serbia në 2013-n marrëveshjen, masi keni mendu edhe keni pasë jurist kaq të mirë. Le ta ratifikon Serbia, pastaj ju është dashtë me marrë parasysh këtu meqenëse keni dashtë kaq shumë me e pasë ni Zajednicë.
E dyta, Kushtetuta e Serbisë në 2014-n merr vendim edhe thotë, që marrëveshjen që e kemi bo me Kosovën nuk kalon sepse se njohim si shtet, edhe aty kish dështu gjithqka. Po ju jeni gutë ma shpejt me e bo, për, nuk e di çka i keni pasë borxh Vuçiqit.
Dorën në zemër nuk ka dalë hala një deputet I opozitës që e ka nënshkru në vitin 2013 edhe 2015 me i tregu qytetariit të Republikkës së Kosovës, pse ka shku asociacioni në Bruksel.
Për shkak se plani I Ahtisaarit të thotë qartë: Duhet me e formu ni Asociacion ku bëhet një bashkëpunim I komunave serbe në Kosovë e që se ndalon askush me u bo një OJQ.
Pyetja është kush? Kush ka qenë ai qe i ka pase borxh Vuqiqit, për me ia çu me negociu me Vuçiqin Asociacionin për Kosovën.
E për më tepër edhe 2013-a edhe 2015-a, dmth 2013-n kanë thënë komandanti me u zgjedhë serb. Është e njëjta si me thënë, na me e marrë një vendim, e duhet me u bë një kryeministër shqiptar në RKS, është antikushtetuese. Tash pyetja është ku janë qata jurista?
E njëjta edhe e 2015-tës, 21 vena I ka thy Gjykata Kushtetuese, edhe tash qata juristë nuk janë më këtu.
Çka ka fitu Serbia, çka ka fitu Kosova?
Kosova marrëveshjen e fundit, neni 1 thotë: fqinjësi të mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e te drejtave të barabarta, përfshin njohjen e ndërsjellë nga palët e dokumenteve të tyre dhe simboleve shtetërore siç janë: pasaporta, diploma, targat e regjistrimit dhe vula doganore.
Cila është përfitimi i Serbise?
Një OJQ qe ia ka ofru Albini, i ka thënë ta vizatoj brenda natës. E ka refuzu Vuçiqi edhe ka dalë prej atij takimi.
Neni 2 i marrëveshjes së fundit thotë: Palët do të udhëhiqen nga parimet që janë në kartën e OKB-së, veçanërisht, atë të barazisë sovrane, respektimit të pavarësisë, integritetit territorial, dhe të drejtën e vetëvendosjes.
Serbisë iu ka dhënë urgjencë me bo zgjidhje për çështjen e të pagjeturve, qikjo është kompromisi nëse ju doni me e marrë edhe me pa diçka te ky kompromis.
E treta, Neni 4: Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Çka ka marrë Serbia? Opsionin e dytë të OJQ-së: vetëmenagjim, QË PO BESOJ EDHE z. Bislimi ia kish vizatu për dy orë njo.
Dmth a po e kuptoni dallimin, krejt lufta u bo me e zvoglu Zajednicën që e keni lënë ju, e njëkohësisht me e rritë njohjen de facto. Dmth me e minimizu dëmin e juj, e me I rritë përfitimet tona. Në marrëveshjen e vitit 2013, e gjeni 8 herë fjaln asociacion, vetëm në 6 nenet e para.
Kuse në marrëveshjen e 27 shkurtit, asnjë herë. Në krejt tekstin nuk e gjeni fjalën asociacion.
Në marrëveshjen e 2015-s, fjalën Asociacion e gjeni 39 herë.
Te plani I zbatimit të marrëveshjes Franko-Gjermane, 0 herë.
Për ç’marrëveshje po flasin?
Tash çka kemi arritë me këtë nënshkrim e pse është mirë për neve? Na e hapë rrugën për BE, me tregu që jemi konstruktivë, ne e kemi synimin me u anëtarësu në organizata ndërkombëtare. Tash topi është te pala ndërkombëtare, me e bo një mekanizëm zbatues, për shkak se siç e dini, në marrëveshje ndërkombëtare nuk mundeni me gjetë një mekanizëm që I zbaton ato marrëveshje.
Kështuqë tash topi është tek Bashkësia ndërkombëtare, tek ShBA-të, për me implementu. Ne jemi konstruktivë, ne i kemi ofru zgjidhjet tona, prandaj presim qe Serbia mos me lujtë më me Bashkësinë Ndërkombëtare. Tash nëse Vuçiqi vazhdon, rruga jonë për BE, nuk duhet të ndalet kurse Vuçiqi duhet ta marrë dënimin për sjelljen arrogante ndaj BE-së dhe ShBA-ve.
Ne jemi në linjë me vlerat e BE-së dhe SHBA-se, derisa Serbia është me Rusinë, edhe ai prapë po duket që po ledhatohet.
Cilido që të jetë raporti i tyre me Serbinë, BE dhe SHBA duhet me e çmu një Kosovë që udhëheq rajonin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, udhëheq në rajon me sundimin e ligjit, udhëheq mbrojtjen e lirisë së shprehjes, ka progress të demokracisë më të madhe në rajon, të dytën në Evropë, e të tretën në Botë.
Prandaj krejt në fund, nga brenda duhet ta kuptojmë që zhvillimi dhe mirëqenia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet për ne. Dhe për këtë jemi në rrugë të mirë, dhe po flasim, të njëjtën e gjeni në të gjitha raportet ndërkombëtare.
Nga jashtë nuk ka Republika Srbska, nuk e lejon Albin Kurti, një njeri që nuk është nënshtruar kurrë, as kur ka qenë në gulaget e Millosheviqit, nuk I nënshtrohet as në tavolinë Vuqiqit.
Këtë e dini edhe ju, edhe qytetarët e RKS, krejt e dinë, prandaj rrini shlirë se nuk ka asociacion të Isa Muastafës, qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot.
Pra sikur ka shku Isa Mustafa, bashkë me të ka shku edhe asocacioni. Sa kthehet Isa Musatafa, qaq edhe Zajednica./Botapress.info/