[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Janari në Maqedoni me temperatura rekorde të ulëta



Janari i viti 2017, i cili sipas meteorologëve ishte skajshmërish i ftohtë, janë matur temperaturat më të ulëta deri më tash. Më 8 janar në Berovë temperatura ka qenë -28 gradë celsius, njofton Drejtora për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë (DPHM).

Siç transmeton Portalb.mk, temperatura mesatare gjatë janarit ka qenë nën zero, duke filluar nga -6,8 në Mavrovë deri në zero në Gjevgjeli. Gjithandej temperatura mesatare kanë qenë për 5 shkallë nën vlerat e kufijve të mëhershëm. Në Berovë temperatura ka qenë prej -5.9 gradë celsius, -5.4 në Llazaropole, -4.2 në Manastir dhe Kriva Pallankë, -4 shkallë në Shkup, -3.6 në Prilep, -3.5 në Strumicë, -3.3 në Shtip, -2.7 në Demir Kapi dhe -1 gradë celsius në Ohër.

Në disa vende temperatura ka qenë më e ulët edhe për 6 shkallë. Janë vërejtur temperatura skajshmërish të ulëta në fillim të muajit, kurse me të ulëtat janë regjistruar më 8 janar me -28 gradë celsius në Berovë, -21 në Prilep dhe -20,6 në Shtip.

DPHM-ja njofton se në janar të 2017 janë regjistruar edhe reshje të mëdha të borës, të cilat filluan më 6 janar, ndërsa shtresa e borës nuk u shkri deri në fund të muajit, duke shkaktuar vështirësi në trafik.

Shtresa më e madhe e borës është regjistruar më 19 janar më 85 centimetra në Mavrovë, 49 centimetra në Manastir, 33 centimetra në Berovë, 30 centimetra në Demir Kapi, 22 centimetra në Shkup, 18 në Stumicë, 17 në Shtip dhe 14 centimetra në Prilep.